E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Sulo:  Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme!
Lajme

Gazetari Sulo: Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme!

Bandat në zgjedhje, realitet!

Gazetari Arion Sulo, komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike, ku mijëra qytetarë u derdhën në mosbindje civile në 6 akset kryesore kombëtare.

I ftuar në ‘Open’, Sulo theksoi se PD me anë të protestave po kërkon akses te ndërkombëtarët.

Sipas tij, diplomatët kanë mbyllur sytë përballë fenomeneve të rënda zgjedhore që ndodhin në Shqipëri.

Sulo: Mosbindja civile nuk arrihet besoj pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Ky aksion opozitar bëhet më tepër për ndërkombëtarët. Kjo, pasi ne mbajmë ndërkombëtarët për arbitër, që deri më sot kanë përkrahur kryeministrin. Mendoj se PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizimin. Ndërkombëtarët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme.

Bandat në zgjedhje kanë qenë e janë realitet. SPAK i ka parë blindat e Bajrave, që nën vëzhgimin e policisë, inspektonin qendrat e votimit dhe nuk e di a ka hetim a jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.