E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari u drejtohet lexuesve që e krituan : O njerëz të mjerë, o të pabrekë, jeni gati të
Publik News

Gazetari u drejtohet lexuesve që e krituan : O njerëz të mjerë, o të pabrekë, jeni gati të

Gazetari i njohur Mentor Kikia ditën e djeshme në rrjetet e tij sociale bëri një postim ku kritikonte PD-në që akuzonte qeverinë duke përdorur ca foto nga morgu, si dhe qeverinë, që kur do të sulmojë opozitën, nxjerr doktorreshë Najadën dhe mjekët.

Si duket ky postim ka marrë reagime të shumta nga komentuesit ku kanë sharë gazetarin dhe kanë mbrojtur njërën palë.

Kikia është kthyer ashpër komentusve duke thënë se të gjithë janë të vjedhur dhe të përdorur si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra.

“O njerëz të mjerë, o të pabrekë, o të pangrënë, që jeni gati ta shqyeni e ta hani njëri-tjetrin, për llogari të “atyre lart”, po a nuk e kuptoni se sa jeni robëruar nga varësia prej politikës? Po jeni të gjithë njësoj të gënjyer e të mashtruar, të gjithë të vjedhur e të përdorur, sa nga njëra e sa nga tjetra palë,” shkruan Gazetari ndër të tjera.

Postimi i plotë i gazetarit:

Harrojeni covidin, por shërohuni nga politika o njerëz të mjerë

Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuzonte qeverinë duke përdorur ca foto nga morgu, si dhe qeverinë, që kur do të sulmojë opozitën, nxjerr doktorreshë Najadën dhe mjeket në koridor si të ishin kori i QSUT-së.

Ishte një nga shkrimet që tërhoqi shumë komentues. Qindra njerëz u lëshuan duke u sharë mes tyre. Ata që mbronin “Morgun” dhe kauzën e opozitës dhe ata që mbronin “Mjekët” dhe qëndrimin e qeverisë.

Padyshim që të gjithë bashkë shanin edhe autorin e shkrimit. Ca për pjesën e parë, e ca për pjesën e dytë.

Po nuk mungonin as ata që e shanin, pse i kishte kritikuar të dyja palët. Sepse njeriu duhet ta ndajë: O me njërën palë, o me tjetrën.

O njerëz të mjerë, o të pabrekë, o të pangrënë, që jeni gati ta shqyeni e ta hani njëri-tjetrin, për llogari të “atyre lart”, po a nuk e kuptoni se sa jeni robëruar nga varësia prej politikës?

Po jeni të gjithë njësoj të gënjyer e të mashtruar, të gjithë të vjedhur e të përdorur, sa nga njëra e sa nga tjetra palë.

Edhe unë kam bindjet dhe preferencat e mia politike dhe i mbroj ato. Por nuk jam gati të pështyj askënd që nuk ka të njajtat bindje me mua. Aq më pak ta “shqyej”. Sepse jam 1000% i bindur se në këtë vend nuk ka ende një udhëheqës apo një politikan që të meritojë të tillë sakrificë sublime nga populli i tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.