E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari/”Peshku i madh” doli vet ne zall…
Sot

Gazetari/”Peshku i madh” doli vet ne zall…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në FB.

“Peshku i madh” doli vet ne zall…, e titullon komentin e tij.

“E mbani mend, nuk ishte shume larg, vetem me 12 janar 2018. A nuk ju pata thene se komisioni i Vetingut e kishte nxjerre ne siperfaqe nga fundi i detit nje alamet peshku te madh. Vetem nje muaj me pas ish-kryeprokurori i pergjithshem Adriatik Llalla, garanti i paprekshmerise se peshqeve te medhenj(sipas ambasades Amerikane) eshte terhequr nga sistemi i drejtesise per ti shpetuar vetingut.
Besoj tashme e keni te qarte, kush e mbronte, pse e mbronte, si e mbronte dhe pse e sulmuan aq shume Arta Markun.
A eshte ish-kryeprokurori i ish-prokuroreve te komanduar nje peshk i madh?!!! Ende pa nisur audiencat publike komisionet e vetingut, “te paprekshmit” e drejtesise shqiptare po hapin krahun nje nga nje.
Ata qe i kishin vendosur atje ne kupole te drejtesise, qe i kishin perdorur pa limit, qe i kishin mbrojtur nga ndeshkimi i ligjit tashme nuk i mbrojne dot me, sepse nuk kane garanci per te mbrojtur as veten.
Eshte rasti per te pershendetur dhe falenderuar komisioneret e vetingut, ne vecanti per rastin konkret, Kryekomisioneren Genta Bungo.
JU NUK JENI VETEM ne misionin historik qe u eshte besuar.
Me ju dhe me shpresen te ju, eshte nje popull i tere. Eshte cdo shqiptar brenda e jashte republikes sone qe e do kete vend dhe ka vendosur ti rrise femijet ne atdheun tone te perbashket. Per te gjithe ata qe ishin skeptike, perfshire dhe mua, nuk u paska dashur shume mund.
Ende pa u hedhur ne det rrjeta per peshkaqenet, peshqit e medhenj kane nisur vet te dalin ne zall…“, komenton gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.