E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GAZETARJA: CILA NGA KËTO ËSHTË SHQIPËRIA E VËRTETË? SHTETI I FORTË ME GUCCI, ARMANI, ROLEX…
Sot

GAZETARJA: CILA NGA KËTO ËSHTË SHQIPËRIA E VËRTETË? SHTETI I FORTË ME GUCCI, ARMANI, ROLEX…

Gazetarja: Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Shteti i fortë me Gucci, Armani, Rolex…
Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën e djeshme tërhoqi vëmendje jo vetëm për lajmet politike që prodhoi, por edhe për detaje të tjera jashtë kësaj sfere.

Gazetarja Edlira Gjoni ajo e cila dalloi veshjet e luksit të socialistëve. Ndërsa gazetarja nuk ndalet as sot. Në një tjetër reagim ajo e quan shteti i fortë i Guccit, Armanit, Louis Vuitonit etj.

“Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj”, shprehet gazetarja.

Reagimi i plotë:

Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj, syzeve që kushtojnë një palë aq sa atij i duhen për të jetuar vet’i katërt një muaj të tërë.
Ja këtë popullatë drejton sot shteti i fortë i Asamblesë Socialiste (e Parlamenit grotesk i kllounëve firmato edhe në partitë e tjera).
Parti, qeveri e Parlament i zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane. Pa guxim të shohin realitetin në sy, e jo më të gjenerojnë zgjidhje për të! Turp!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.