E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Sonila Meço i bashkohet protestës qytetare për Teatrin, tregon ku është ‘përdhosur Kushtetuta’
Sot

Gazetarja Sonila Meço i bashkohet protestës qytetare për Teatrin, tregon ku është ‘përdhosur Kushtetuta’

Gazetarja Sonila Meço i është bashkuar diten e djeshme protestës qytetare qe zhvillohet për mbrojtjen e godines së Teatrit Kombëtar. Ne fjalen e saj, Meço tregoi pse është kundër shembjes së godinës teksa nenvizoi të rëndësishem sipas saj faktin që këshilli bashkiak është shmangur nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vendimmarrjen për të ardhmen e Teatrit

“Ne kemi votuar për një Parlament që quhet Këshilli Bashkiak. Ia kemi lënë atij për 4 vite të gjithë mundësinë për të ushtruar të drejtën për të përmbushur ato që mua më takojnë. Nëse mua nuk më pëlqen, demokracia ka forma të tjera shprehjeje, nënshkruajmë peticione, bëjmë referendume, ama këshilli bashkiak duhet të thotë të vetën. Një këshill bashkiak që anashkalohet, një procedurë e posaçme që bëhet në kundërshtim me ligjin, një Kushtetutë e përdhosur dhe e përdhunuar, dhe unë si qytetar të presë që të vijë krimi në derën time që unë të flas, po kush do të mbetet të flasë për mua?”,- u shpreh gazetarja.

Gazetartja nder te tjera ka kujtuar edhe fabulën e Ezopit dhe mbretit Ksanti, të cilit populli i kërkoi të pinte ujin e detit për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, por që në fund shpëtoi falë propagandës së skllavit të tij.

“Ky mësim i historisë na bën të kthehemi nga bashkia dhe t’i themi: Pije detin Erion, pije, nuk ke çfarë të bësh tjetër”, u shpreh Meço.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.