E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja zbulon detaje nga hetimet për aferën e Inceneratorit: Janë në fazë finale, po hetohet pasuria e Veliajt
Lajme

Gazetarja zbulon detaje nga hetimet për aferën e Inceneratorit: Janë në fazë finale, po hetohet pasuria e Veliajt

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit” tha se hetimet për inceneratorët nuk kanë pushuar, madje, sipas saj, hetimet janë drejt një faze finale sa i përket inceneratorit të Tiranës për të patur edhe finalizim të personave të tjerë që mund të shkojnë nën masa sigurie, po për momentin prokurorët janë fokusuar dhe të orientuar vetëm në drejtim të parave, pra ku kanë përfunduar paratë.

“Janë ushtruar kontrollin disa banesa, që mendohet se mund të gjenden prova që kanë të bëjnë me aferën e inceneratorëve. Për momentin është i përqendruar gjithë hetimi i prokurorëve të posaçëm në bashkinë e Tiranës, sepse duhet të kemi parasysh që krahas hetimit që po kryhet për mënyrën, për procedurat e tjera në radhë, sot prokurorët janë duke parë se ku kanë përfunduar paratë e një inceneratori të Tiranës.

Cili është roli i kryetarit të bashkisë, zotit Veliaj dhe në këtë kuadër ka pasur veprime, por sigurisht, duke qenë se veprimet nuk janë bërë publike për shkak edhe të zhvillimeve, por mendoj që janë drejt një faze finale sa i përket inceneratorit të Tiranës për të patur edhe finalizim të personave të tjerë që mund të shkojnë nën masa sigurie, po për momentin që ne flasim, prokurorët janë fokusuar dhe të orientuar vetëm në drejtim të parave, pra ku kanë lalapërfunduar paratë.

Ahmetaj ka ngritur një akuzë, nëse ju e mbani mend, për 60 mln euro, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar, duke ngritur dyshime për emra konkretë, dhe SPAK është duke i verifikuar. A do të shkojë deri tek zoti Veliaj? Jam duke e parë këtë çështje, por veprime hetimore ka patur në disa dimensione, ka patur kontrolle të llogarive bankare, ju e dini paralelisht, ka nisur një hetim pasuror për zotin Veliajn dhe pjesëtarët e familjes së tij.

Edhe në kuadër të dosjes tjetër 5D, sepse duhet të kemi parasysh që 5D është kompania e cila kontrollohej de facto nga drejtorët kryesorë dhe njerëzit më të besuar të Erion Veliajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.