Gazment Bardhi: Ja pse nuk e mbledh dot Kuvendin Kombëtar të PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dorëzimit të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një prononcim për mediat, ai tha se ish-lideri historik ka bërë një blof të madh pasi nuk ka arritur të mbledhë 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit. Për këtë, Bardhi solli në vëmendje deklaratat e Berishës të cilat i konsideroi kontradiktore.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ish-kryeministri në fillim të “Foltoreve” ka deklaruar se ka mbledhur 80% të firmave, por sot tha se ka mbledhur 60%. Sipas tij, deklaratat e Berishës e deri tek dorëzimi i firmave tek kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, janë një fyerje për demokratët. “Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di mirë mjaft mirë rregullat si funksionon kjo parti dhe si mblidhen organet. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me statutin e PD dhe funksionimin e saj. U provua qartësisht që gjatë kësaj periudhe,
Berisha ka luajtur një bllof. Ai nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave. Nëse do i kishte mbledhur firmat e delegatëve, ai e di mirë se ku dorëzohen ato. Në fakt, ajo që pamë sot, është një tallje e madhe për demokratët dhe me sakrificën e tyre. PD është një institucion, ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë. Është fyerje për demokratët që të mbahen sekret delegatët.
Është fyerje që të thuash se do mbahen sekret të dhënat. Apeli im është i qartë, cilido që kërkon funksionimin e Partisë Demokratike, duhet të ndjekë procedurën. Sali Berisha e di edhe më mirë se sa një demokrat i thjeshtë procedurën. Nëse do i kishte firmat dhe nuk do luante bllofin. E ke dëgjuar kakofoninë e shifrave, në fillim tha se ka mbledhur 80% të firmave, sot tha se ka mbledhur 60% të firmave. Kjo ka qenë një bllof dhe nuk është mbledhur ¼ e firmave të anëtarëve të Kuvendit” – tha Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



