E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Ibrahimi: Isha thjeshtë një gogël në enën e qelqit…
Publik News

Gent Ibrahimi: Isha thjeshtë një gogël në enën e qelqit…

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një instervistë në RTSH nuk i ka kursyer edhe batuat.

gent ibrahimi

Teksa riktheu vëmendjen tek zgjedhja e tij në krye të këtij dikasteri, Ibrahimi tha se mënyra se si u zgjodh nuk ishte aspak e denjë.

Kjo për faktin se, në një kohë që për të duhet të vendoste parlamenti me shumicë votash, ai ishte thjeshtë një emër në enën e qelqit që fatmirësisht u kap nga dora, siç e quan ai, “e bekuar e Manjës”.

Gent Ibrahimi: Ne jemi funksionarë të rëndësishëm. Ta do mendja se mënyra se ti zgjidhesh për të bërë këtë detyrë duhet të jetë një mënyrë, që të përkojë me rëndësinë e detyrës tënde, dreqi ta hajë.

Për fat të keq mënyra se si jam zgjedhur unë dhe Erioni nuk është aspak e denjë, në një kohë që për ne duhet të vendosi parlamenti me 3/5, me një shumicë të fortë.

E vërteta është që jemi zgjedhur me short. Ishte dora e bekuar e zotit Manja që hyri në një enë prej qelqi me disa topa dhe njëri nga ato topat isha unë.

Dua ta ndaj me publikun sot që kryetari i nderuar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në fund të fundit është një gogël në enën e qelqit e kapur nga dora e bekuar e zotit Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.