E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GENTIAN ZENELAJ:“Faleminderit Kukësi…se  i kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më
Sot

GENTIAN ZENELAJ:“Faleminderit Kukësi…se i kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më

Ditën e sotme në “Rrugën e Kombit” janë zhvilluar protesta nga qytetarë të cilët janë ngritur kundër tarifës së taksimit që duhet paguar nga automjetet sa herë kalojnë në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Prej 4 orësh populli ka protestuar e ka këmbëngulur se miratimi i kësaj takse është i gabuar. Ata i kanë vënë flakën sportelit në kufi e ka patur gjithashtu edhe të lënduar si nga pala qytetare edhe efektivë të policisë. Ka patur shume emra të politikës që kanë reaguar pro dhe kundër protestave. Një prej tyre është moderator i “Stop” dhe aktori Gentian Zenelaj. Ai ka publikuar në Facebook një fotografi të shkëputur nga protesta duke u falenderuar qytetarët e Kukësit.

“Faleminderit Kukësi…se i kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më në këtë vend”,- është shprehur aktori.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.