Gëzuar 1 qershorin z.Kryeministër!
Gëzuar 1 qershorin z. Kryeministër, fëmija më i lumtur i këtij kopshti pa drekë ku luhen lojërat me të bukura, shumicën e të cilave e fiton ti!
Gëzuar të gjithë atyre që rrihen e vriten “si burrat”, për një llaf goje, për një vend parkingu apo për një gërvishtje makine!
Gëzuar të gjithë atyre që jetën e kanë aq të lirë sa e vënë në bast qoftë edhe kot, thjesht për kenaqësinë e një adrenaline idiote të përftuar nga nivelet e larta të shigjetës së kilometrazhit të makinës!
Gëzuar të gjithë atyre që shesin gazra me erëmime të rënduara gaztrononomike, për të dëshmuar ekzistencën e tyre të padukshme në këtë botë!
Gëzuar kukullave plastike të show biz-it që thonë se janë artiste, por prodhojnë veç thashetheme.
Gëzuar atyre që shesin e blejnë votën, ndërsa qeshin e gajasen me batutat e fjalimeve të kryeministrit!
Gëzuar atyre që kanë një jetë që lënë lesht në lojërat e fatit dhe prapë vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do fitojnë gjithçka!
Gëzuar të gjithë atyre që, kur e shohin një politikan duke bërë propagandë çdo ditë në TV, pohojnë se “ai po punon”!
Gëzuar z. Kryeministër, fëmija me i lumtur i këtij kopshti pa drekë ku luhen lojërat më të bukura, shumicën e të cilave e fiton ti!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



