Gjekmarkaj: Ministrja foli si Majkëll Xhekson, këngë për kryeministrin! Rama foli si inxhiner, Luljetës ju duk vetja si axhami!
Eurobondi kujtoja se kishte lidhje me Xhejms Bondin, ku u mblodh yndyra e vendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij nga Kuvendi ka përdorur ironi dhe satirë lidhur me ligjin për Eurobondin që pritet të miratohet ditën e sotme.
Demokrati i është drejtuar kabinetit qeveritar me ironi ku ka krahasuar ministren e Ekonomisë si Majkëll Xhekson, apo kryeministrin Rama si inxhinier dhe si mjek gjatë periudhës së tërmetit dhe të pandemisë.
Për Eurobondin, Gjekmarkaj shprehet me ironi se nuk është në fushën e tij ndaj e konsideronte si një seri të filmave të Xhejms Bondit, njësoj si premiera që u shfaq në kryeqytet pak ditë më parë.
Demokrati i bën thirrje qeverisë që pasi të marrë borxhin, të vendosë dorën në zemër dhe të dërgojë një pjesë të saj për investim në zonat e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit.
Fjalimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:
Vetëm një ndihmë pata për të zgjidhur dilemen që me zu në duhet të flas per punë ekonomie apo jo unë pedagog letersie??!! Më ndihmoi kujtimi i Kastriot Islamit i cili pat thënë nuk bëhem kurrë minister financash dhe u bë !! Por mbi të gjitha , Kryeministri i cili piktor i mbaruar si ai, në ditet e termetit , foli si inxhinjer aqësa zonja Bozo dukej si axhami para tij! Si usta, aq sa ustadinja desh la zanatin e pertokë hodhi plumçen, si doktor në pandemi aq sa doktoreshë Çomos nuk ja mbajti të vinte në Kuvend, si dajrexhi sa në Breg të lumit hynë në krizë profesionale, si gogol që tremb gjithë Shqiptaret sa asnjë aktor i mbetur kukudh pa teatër se mund në rol.
Eurobondi në fillim nga padija mu duk si seri e Xhejms Bondit që u shfaq në një kinema të Tiranës ku krejt yndyra e vendit me kuç e maç mori pjesë mbuluar me lekët e huave të mëparshme! Thashë më vete më mirë të darovis paqartësinë ekzistenciale nëse është Ulsi Manja që i ngjet më shumë Edi Ramës tashmë edhe me mjekër apo Edi Rama Ulsiut në mendime dhe të dy bashkë Alket Hysenit të ngratë në pamje, luk e mendime.
U tentova të flasë për ministren që gjithnjë e më shumë ngjan me Majkëll Xheksonin dhe për rixha të Zotit nuk e gjeja pse. Pse ngjan do pyesni ju? Për shumë kohë se kuptoja po kur dëgjova nja dy fjalime enigma u zgjidh vetë! Fjalimet e saj ishin këngë- këngë për liderin , këngë për progres raportin, këngë për rilindjen , këngë për integrimin, këngë kundër armiqve të tyre! Ngjakan mejtova -se të dy qenkëshin këngëtare të mëdhenj, ngjakan nga zëri dhe melodia.
Por e braktisa këtë ide dhe mendova të marrë fjalën për procedurë dhe pas fjalimeve të Kryeministrit më habi ta pyes : me këto që thoni ju jeni vërtetë Kryeministri i këtij vendi apo mos bën gjasme dhe ai i vërteti të përdor si sozi për t’u argëtuar? E lashë nga droja mos Kryetares së Parlamentit Zonjës së dashur Linditë, i duket herezi e blasfemi dhe më ndëshkon pos shikimeve të vëngërta edhe me nja dy javë dëbim si farisejtë nga Tempulli. Nuk thonë kot goja llap e shpina dap ! Por duke qënë te dy nga një zonë nuk ja thyeva zemren dhe vetes i kurseva ndëshkimin.
Në Lezhë me pyesnin fol or trim, pyete Kryeministrin i cili nga kultura vjen e drejt asaj shkon, se me librin fle e mbi të zgjohet, që gjykimin e ka të epërm e të pagabueshem, në kohen e duhur dhe të drejtë si profet – pse e la në vetmi poetin kombëtar Gjergj Fishta sikur të ishte nje poet veteran a kapterr pensionist i Bashkisë se Lezhës , sikur të ishim pa qeveri e pa Kryeministër që Zot mos e bëj llaf?! Po të kishte qënë patronazhist të madh do ja bëje peshqeshin mendojnë ata. Hymne e psalme do ju lexonte qeveria.
Por jo Partia me ka lënë detyrë të flas për Eurobondin dhe nuk ja thyej zemrën asaj. Partia është mbi të gjitha sidomos këto kohë të zymta. U rreka të di çfarë është Eurobondi? Me durim si mësuesi zemërmadh, nxënësit përtac e trazovaç, Zonja e dashur Tabaku ma shpjegoi që qenkësh borxh diku nja 500-700 milionë euro !! Ateherë u ftillova dhe vendosa të flas! Në fillim e mora me gëzim të madh ! Sa shumë lekë, do dalim në selamet, sa gjëra mund të bëhen?! Më erdhi në mënd Torovica pa ujë të pishëm dhe prej dekadash lyp një ujësjellës , fusha e saj që do një hidrovor që të thahet e të bëhet tepsi, Shëngjini për pritat e gurta që rëra të mos gërryhet nga erozioni! Rrila që kërkon një rrugë për të dalë në det, turistët me timon një tjetër për Shëngjin që në verë nga Miloti të mos bëhet kolona 14 km prej trafikut.
Zadrima e Kallmeti ,një rrjet të ri elektrik që mos të zhytet në errësirë pas çdo shiu, Ishull Shëngjini një shkollë të re se e vjetra po kalbet nga sëmundjet që e gërryejnë!!! Ja nga kjo foltore po i lutem Zonjes Balluku e Zotit Ahmetaj sebashku me Zonjën Fridë me dorën përmbi zemër se kur të vijë babagjyshi me thesin e madh plot me para futeni dorën tuaj punëtore e të dhemsur e hidhni si sheqerin në dasëm ca lek mbi Mirditën , Lezhën e Kurbinin se andej është krijuar përshtypja që veriun nuk e konsideroni Shqipëri. Po kaq besova se pedagogëve do ju rritet paga sa në Kosovë, policit që më ndaloi për dritat e fikura tek stadiumi Dinamo po kaq që të paguaj kredinë dhe të rrisë më mirë djalin e vetëm katër vjeç !!
Por ja duke nxenë në pune ekonomie mesova se borxhi publik qenkesh 80 % pa PPP dhe se me to mberrin 95% !! Por Borxhi ngjan se po merret per te larë ca borxhe e çfarë borxhi se !! Gojet e liga tonat thonë atë të grabitjes së zgjedhjeve të 25 Prillit se ndokush mendon se marrin borxh per te vjedhur vetë siç eshte perhapur nami , per vila , dyqane, ndonjë shtepi lart e poshte , ndonjë ofshorë neper botë se helbete lodhen, rroba profume e nusretlliqe por jo ? janë të beses ! Qerratenjet e kane me bese a bese, hesap i qeruar pune e mbaruar!!! Kudo nëpër Shqiperi çunat problematikë të Damjanit presin ylyfenë !!
Dje në komisionin hetimor një koleg i yni rënditi disa shifra të frikshme keto të cilat do e bëjnë Eurobondin të flasë me vete , të çmendet sapo të mberrijë ne keto ograja.Ja pra si i ha qeveria, si i ha dreqi leket që marrim poshtë e perpjetë ! Thonë leku i bardhë në ditë të zezë ! Po kur bie në dorë të zezë medet per ne ! Në dorë të Rames e Ahmetajt eurobondi do shkrihet si flok debore e nuk do i gjindet as varri !! Shyqyr qe do kemi CD-ne e ketij tubimi në të cilin bie në sy gezimi prej Sokrati të vuajtur i Zotit Taulant , ndaj të rrojme e ta kujtojme, të rrojmë e ta shohim! I perjetshem kujtimi i tij u prehtë në paqe ! Në epitafin e tij gdhendur me daltë nga Braçe do shkruhet ” e dha Europa e hengri gropa ” Dy fjale per ujin e helmuar te Krujes. Nje here e helmoi sulltan Mehmeti e nje here sulltan Salepi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



