E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj për Kadarenë: I ktheu gjithçka letërsisë botërore, kapërceu shekujt
Publik News

Gjekmarkaj për Kadarenë: I ktheu gjithçka letërsisë botërore, kapërceu shekujt

AGRON GJEKMARKAJ/ Në marrëdhënien me pushtetin, Kadare nuk ishte një njeri i lirë, por i dha mundësi lexuesit të tij të ndihej i lirë, në mungesë të lirisë fizike i dha liri shpirtërore, estetike e etike, liri gjykimi e mendimi me një parabol gjeniale, ai lidhi dy kohe, që në fakt ishin e njejta, koha e totalitarizmit duke zbritur ne ujdhesat e perandorisë otomane, në Tabil Sarrajn e saj ai çdo çast e rast i transmetoi bashkëkohësisë, nevojën për liri kundër mendjes së robëruar!

Kudo në Europen lindore ishte më e lehtë të ishe disident, madje në Bashkim Sovjetik të lejonin të ikje në Amerike përgjithmonë, rasti Bukovski, Brodski, Solxhenicin, ndërsa kjo në regjimin e Hoxhes ishte e paimagjinueshme, ndaj disidenca estetike qe realizoi Kadare është unike në Europen e shekullit të kaluar, letërsi e lirë në një vend të robëruar!

Kadare në veçanti, por edhe katër-pesë shkrimtarë të rëndësishëm të letërsisë shqipe janë bijë të letersisë botërore, me perjashtim të Fishtës, që ishte edhe i asaj, por edhe i traditës gego- katolike! Konica i asaj franceze e anglo sanksone, Koliqi i asaj italiane, Poradeci e Kuteli i asaj austro-rumune!

Këta të gjithë morën nga letërsia botërore për të forcuar profilin e tyre kombetar e lokal, ndersa Kadare ja ktheu gjithçka asaj boterore, duke ndertuar paralel dy përmasa, atë kombetare e boterore duke u shnderruar ne njërin prej artikuluesve të saj më të spikatur!

Në plan kombetar Kadare mund të konsiderohet stabilizatori i letersisë shqipe në kuptimin që ai konsolidoi romanin, këtë gjini të rëndë e të nderlikuar të letersisë! E beri këte me cilesi europiane duke kapercyer disa shekuj dhe arritur në nivel barazie me kombet dhe gjuhet e medha!

Po kaq peizazhin urban të kesaj letersie dhe shtresave sociale, aristokracia shqiptare, stemat, emblemat, emrat qytetet e ketij vendi u benë pjesë e guides letrare boterore! Po kaq i duhet njohur merita e rojtarit dhe strukturuesit doktrinar të identitetit europian të shqiptarëve, identitet ky shpesh i vënë ne diskutim dhe i sulmuar, kesisoj mund te shihet si bartes i amanetit “dielli lind andej kah perëndon“ si ideologji shqiptare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.