E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj: Rama është një rraqe për t’u hedhur
Publik News

Gjekmarkaj: Rama është një rraqe për t’u hedhur

Agron Gjekmarkaj, kandidati numër 2 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, e cilëson kryeministrin Edi Rama një rraqe për t’u hedhur, që nuk ka më program, skuadër dhe forcë.

gjekmarkaj

Përmes një komenti në rrjetet sociale Gjekmarkaj thotë se Edi Rama do t’i humbasë zgjedhjet e 25 prillit për meritën e vetë, ndërsa nuk i kursen epitetet për kreun e qeverisë duke e quajtur “gojështhurur”, “arrogant”, “peng të lacave”, “bahçevan i banalitetit”, “kultivues të servilizmit” dhe “lërues i arave kanabike”.

“Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuadër, nuk ka me forcë , është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshem në muzeum ose tek katër penxheretë!  Në Lezhë po nxjerrim lëndën e parë për t’ja bërë sa më të lehtë jetesën e re!”, shkruan Gjekmarkaj.

Komenti i plotë

Edi Rama si një rraqe për t’u hedhur !

Edi Rama i humbet zgjedhjet për meritën e vet të plotë! Ai nuk ka patur asnjë sukses në qeverisje por shumë të tillë në modele! Mund ti rreshtojmë disa. Rama është Kryeministri më i gjatë, më shallvarëgjëri, më ekzibicionisti në gojështhurje, më arroganti, peng i lacave dhe bracave, rrugëhapesi i tyre në parlament e pushtet lokal. Genjeshtar organik, bahçevan i banalitetit, kultivues i servilizmit, rrafshues i parasë publike, lërues i arave kanabike, debues i shqiptarëve në emigracion, i dyshimtë vetë si emigrant. I papunë me shume fjalë mbi punën, natës i thotë ditë e ditën e bën të padobishme, kapës i drejtësisë i kapur vetë nga të padrejtë, lubrifikant i korrupsionit vetë më mendime të thata, zaptues i hapësirës mediatike në të cilën ka plot kamerier lepe peqe. Mit për Elisën, Etilden, Olgerten, Damjanin, Arbenin, Nikon, Beqen e shumë të tjerë kulturogë e akademike si këta dhe bashkë me ta i urryeshëm për shumicen e shqiptarve!

Edi Rama ka tetë vjet që detyroj popullin të ike, tani do të kthehet Populli dhe do ikë Rama. Si saraj personal e ka bërë Shqipërinë së bashku me sejmenet e tij pa gjini! Ai vetëm premton dhe në çdo rast kuturis një gënjeshtër!

Tani atë që se ka bërë në tetë vjet na premton se do e bëjë në katër! I janë zënë veshët, i janë lëbyrur sytë. Nuk kupton që Shqiperia kerkon debimin e tij por jo, ai kacavirret me thonj, këlthet , ulëret bërtet! E ka tejkaluar me kohë merzinë, çdo cak të dëmit po ashtu, duke fituar përbuzjen e popullit të tij !

Edi Rama është kurajoz , është kurajoja e atij që ka frikë e atij që njeh vetvetën në raport me bemet e pushtetit dhe fatin e mëpasëm dhe o burra kërkon e kërkon me kotelet e tij nga pas që mjaullijnë si shpirt i keq!

Edi Rama është i paditur, i palexuar në thelb i pashkollë me aftësi jo të vogla manipulimi!

Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuadër, nuk ka me forcë, është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshëm në muzeum ose tek katër penxheretë!

Në Lezhë po nxjerrim lëndën e parë për t’ja bërë sa më te lehtë jetesën e re !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.