E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Gjenocid’ i burrështetasve shqiptarë, mbi shqiptarët!
OP-ED

‘Gjenocid’ i burrështetasve shqiptarë, mbi shqiptarët!

Përderisa Kryeministri i Shqipërisë fotografohet me futbollistë të famshëm, me qindra mijë të rinjë shqiptarë, ëndërrojnë ta braktisin vendlindjen!

Derisa Presidenti i Kosovës merret me ndarjen e vendit, si të ishte ajo livadh i tij privat – me çka mbase do e shpëtojë vetveten nga Gjykata Speciale dhe, do bëhet nobelist, nga i cili do turpërohet mbarë shqiptaria – shqiptarët e Kosovës ndjehen aq të molisur nga lojërat politike, sa janë bërë thuajse të pandjeshëm ndaj fatit të tyre.

Dhe përderisa pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, i frikon mundësia e dështimit të referendumit për ndryshimin e emrit të shtetit, vendbanimet shqiptare kanë mbetur thuajse me aq banorë, sa është numri i përkrahësve të BDI-së, të punësuar nëpër institucionet shtetërore.

Po pra, sa u përket burrështetasve të ‘Shqipërive’ tona, ke përshtypjen se ata merren, o me ‘shitjen’ e tokave shqiptare, o me dëbimin e rinisë sonë!

Dhe të duket se nga gjitha ekzodet dhe gjenocidet e deritanishme me të cilët është përballur shqiptaria, këto të viteve të fundit, janë më të dhembshëm, më tragjikë dhe më shktatërrimtarë!

Edhe atë jo vetëm pse ato i zbatojnë burrështetasit shqiptarë, por pse fajtor jemi të gjithë ne që e vumë në ‘gjumë’ popullin, duke mos i treguar se vlerë më e çmuar e shumicës së burrështetasve tanë, është vetia e tyre e kundërt nga ajo që i dallon qentë: e lehin dhe e kafshojnë të vetin, por i lëpihen dhe i gjunjëzohen të huajit!

Dhe duke e parë se janë të tillë, shumë qendra Perëndimore, e kuptuan se ndaj tyre duhet ta përdorësh parimin: sa më të ulët e ka politikani shiptarë dinjitetin, moralin dhe koeficietin e intelegjencës,  aq më bindshëm u nënshtrohet vlerave ‘demokratike’!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.