E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermani/ Sekuestrohen 35.5 ton kokainë
Lajme

Gjermani/ Sekuestrohen 35.5 ton kokainë

Një megaoperacion ëhstë zhvilluar nga autoritetet gjermane ku janë kapur 35.5 ton kokainë me vlerë 2.6 miliardë euro.

Kjo ishte goditja më e madhe ndonjëherë kundër krimit të organizuar të drogës në Gjermani. Me ndihmën e hetuesve ndërkombëtarë, doganat dhe policia sekuestruan 35.5 ton kokainë me vlerë rreth 2.6 miliardë euro!

Shtatë persona u arrestuan. Mega-sasia e kokainës u transportua në mënyrë të sigurt nga tanket e policisë në objektet e magazinimit sekret dhe më pas u shkatërrua në qendër në një fabrikë për djegien e mbetjeve në Shtutgart.

Megaoperacion në Gjermani/ Sekuestrohen 35.5 ton kokainë,

Foto e marre nga BILD

Operacioni gjigant u drejtua nga njësia e posaçme gjyqësore për ndjekjen penale të krimeve të organizuara në North Rhine-Westphalia (ZeOS NRË).

Kreu i bandës së drogës ishte shtetas turk. Në total janë tetë autorët kryesorë: dy gjermanë (43 dhe 54 vjeç), një shqiptar (42-vjeç), një bullgar (30-vjeç), një maroken (42-vjeç), dy turq (37 dhe 38-vjeç) dhe një ukrainas (36-vjeç).

Banda sillte kokainën në Evropë nga Amerika Latine në dhjetë kontejnerë me më shumë se 100 kompani.

Megaoperacion në Gjermani/ Sekuestrohen 35.5 ton kokainë,

Foto e marre nga BILD

Kokaina ishte fshehur mes arkave me ananas, dërgesave me dru dhe thasëve me fara susami. Tre ton u kapën në Ekuador, tetë ton në portin e Roterdamit dhe pothuajse 25 ton në portin e Hamburgut.

U ekzekutuan shtatë urdhër-arreste, dhe u sekuestruan një armë bosh dhe një armë zjarri Glock, si dhe pesë shufra ari, para cash (vlera: 23,300 euro) dhe një Porsche 911 Turbo S (vlera 250,000 euro).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.