Gjigandët e Europës ‘tërbohen’ pas sulmuesit shqiptar
Bayern Munich dhe Barcelona kanë nisur lëvizjet për gjetjen e një qendërsulmuesi të ri, teksa dy klubet e mëdha drejtohen aktualisht nga dy bomberë të moshës së madhe, Harry Kane dhe Robert Lewandowski. Ajo që i bashkon këto dy “bigë” është një objektiv i përbashkët: ylli i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.
Sipas “Sky Sport”, Bayern Munich po e ndjek prej kohësh me shumë vëmendje sulmuesin 23-vjeçar të Hoffenheim, i cili po shkëlqen këtë sezon. Asllani ka realizuar 5 gola në 10 ndeshje në Bundesliga dhe ka qenë vendimtar edhe me fanellën e Kosovës, ku ka shënuar gola të rëndësishëm.
Interesi nuk vjen vetëm nga Gjermania. Mediat spanjolle raportuan se përfaqësues të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë nga afër Asllanin në sfidën kundër Zvicrës. Megjithëse në këtë ndeshje ai nuk arriti të lërë gjurmë, blaugranat e konsiderojnë një nga opsionet kryesore për verën e ardhshme.
Merkatoja e verës pritet të jetë tepër e nxehtë për sulmuesin kosovar, teksa interesimi i Bayern-it dhe Barcelonës pritet të rrisë edhe më shumë vlerën e tij. Situata mund të marrë një tjetër kthesë nëse Kosova arrin të sigurojë një biletë historike për në Botëror, gjë që do ta shndërronte Asllanin në një nga emrat më të kërkuar të futbollit europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



