E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiganti italian kërkon Hysajn
Sport

Gjiganti italian kërkon Hysajn

Elseid Hysaj është gjithnjë nën vëzhgimin e ekipeve italiane por dhe angleze. Vazhdimisht skuadra të mëdha kanë shprehur interesin për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit nga Shkodra.

Kësaj radhe është ekipi italian, Interi, i cili e cilëson atë si alternativën ideale për krahun e djathtë.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka nisur bisedimet për të marrë në ekip mesfushorin e Napolit.

Nëse bien dakord palët, transferimi do të kryhet në qershor por fillimisht duhet kaluar klauzola që është në kontratën me Napolin: 50 milionë euro në rast prishje të kontratës.

Duke qenë se Interi po ngulmon për të marrë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare, mund ta ketë marrë parasysh dhe klauzolën në kontratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.