E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjithë  FAJIN  E KA  SALIU!
Publik News

Gjithë FAJIN E KA SALIU!

Ylli Manjani

Korrupsioni” (për më tepër i pafaktuar) apo “të zezat” e Berishës në vite, nuk kanë asnjë shans të mbulojnë korrupsionin e të zezat e sotme që i bëhen Shqipërisë.

Janë galopante dëmet që i bëhen ekonomisë, pronës publike, demokracisë, shtetit ligjor e të drejtave themelore të njeriut. “Të zezat” e Saliut janë një lule krahasuar me ç’po i bëhet e ç’ju bë këtij vendi këto vite. Mbi të gjitha viza e refuzuar e Saliut, Saliut që na solli liberalizimin e vizave, nuk i justifikon fare, po hiç fare, zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit. As votimet moniste të 2019-ës. Nëse diplomacia Amerikane (jo gjykata Amerikane) mendon se duke hedhur gjyle tek mullarët e Sali Berishës, do na bëjë t’i harrojmë këto që ndodhin sot e ka gabim! Le të jetë sa të dojë Amerikane!

Shqipëria sot është më e vjedhur se kurrë më parë. Është më jodemokratike se kurrë më parë në këto 30 vitet e fundit. Shqipëria institucionale dhe ligjore është më e dobëta se kurrë më parë nga krijimi ynë si shtet. Me apo pa viza Amerikane, kjo është e vërteta që shohim çdo ditë. Me apo pa viza, shqiptarët ikin…

E të vijosh të thuash që “fajin e ka Saliu”, një burrë në moshë që s’ka asgjë në dorë veç fjalës, i bie që ky fundit qenka megjithmend kokrra e burrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.