E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjithë sa po shohim është një çmenduri e denjë për një shtet tribush
Publik News

Gjithë sa po shohim është një çmenduri e denjë për një shtet tribush

Kjo shfaqe nuk ka rrugë të mesme në vende demokratike.
Nuk e di si ia ze goja çdo ambasadori, veçanërisht perëndimor, të përdorin termin demokraci dhe ligj në Shqipëri!
Në çdo vend të botës demokratike, sikur një fije dyshimi të hidhet ndaj një pushtetari, nga një media, politikan tjetër apo qoftë edhe qytetar, organet e drejtësisë vihen në lëvizje menjëherë, qoftë edhe formalisht, qofshin edhe të pa drejta në gjykimin që i bëjnë akuzës, por lëvizin. Në të shumtën e rasteve dorheqja është gjeja minimale që ndodh nga i akuzuari, sido të shkoje gjykimi më pas. Kujtoni rastet në UK, Austri, Gjermani, në USA po deshët.
Ç’ndodh në Shqipëri?
Nuk akuzon media, nuk akuzon një qytetar i rëndomtë, nuk akuzon as një eksponent i opozitës, por vetë ai, numri një i Republikës, Presidenti. Ka një javë që mban konferenca shtypi dhe bën denoncime publike ndaj Dvoranit, Gjonajt…etj.
A jemi normal ne?
Ky vend nuk është normal, demokratik jo e jo.
Minimalisht, me këto akuza ose presidenti do duhej shkarkuar në një mbledhje të jashtzakonshme nga parlamenti, meqë qeveria pretendon se ai është “çmendur”!
Ose Dvorani dhe Gjonaj sot nuk duhet të ishin në pozicionet e tyre.
Gjithë sa po shohim është një çmenduri e denjë për një shtet tribush.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.