E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjokutaj zbulon porosinë që i la ish-Presidenti nga qelia
Lajme

Gjokutaj zbulon porosinë që i la ish-Presidenti nga qelia

Pas arrestimit të tij, ish-kreut të shtetit Meta i ka shkuar për vizitë avokati i tij mbrojtës, Genci Gjokutaj.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PL-së, Gjokutaj tha se ka zero prova për ndalimin e Ilir Metës nga ana e institucioneve ligjzbatuese dhe të drejtësisë.

“Zero prova. Shkaku i izolimit të Zotit Meta është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet e korrupsionit galopant të kësaj qeveria që është sot në pushtet”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse janë njoftuar nga Gjykata e Posaçme për datën kur do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë, Gjokutaj tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë njoftim

 “Deri në momentin që po flasim nuk ka njoftim. Ndoshta pasdite, ndoshta nesër. Do të jeni në dijeni”.

Gjokuatj zbuloi dhe një porosi që Meta i kishte lënë, për t’ia komunikuar gazetarëve.

“Zoti Meta për mediat ka një porosi. Ju inkurajon që të pasqyroni me transparencë të gjithë këtë proces, edhe tejet atyre që SPAK-u thotë, sepse qëllimi për të cilin zoti Meta është izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë diametralisht të kundërta”, u shpreh Gjokutaj për gazetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.