E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata bën publike masën e sigurisë për krerët e Kamzës
Sport

Gjykata bën publike masën e sigurisë për krerët e Kamzës

Gjykata e Tiranës ka bërë publike masën e sigurisë për 3 drejtuesit e Kamzës, të arrestuar për dhunimin e gjyqtarit Eldorjan Hamiti, në përfundimin e sfidës ndaj Laçit.

Gjyqtari Lazer Sallaku caktoi masën “arrest shtëpie” për presidentin Naim Qarri si dhe masën “detyrim paraqitje” për drejtorin sportiv Andi Matraxhiu, shefin e klubit Albert Bana dhe tifozin Erald Gjashi.

Vendimi

“Gjykata e Tiranës vlerësoi sot masën e sigurisë për 4 të arrestuarit për dhunimin e gjyqtarit, Eldorjan Hamiti në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit. Kështu, pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari Lazer Sallaku, caktoi “arrest shtëpie” për Naim Qarri, presidentin e Kamzës. “Detyrim paraqitje” për Andi Matraxhiu, drejtorin sportiv të klubit, Albert Bana, shefin e klubit dhe tifozin Erald Gjashi”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.