E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lezhës burg përjetë për Kristajn Cenajn!
Lajme

Gjykata e Lezhës burg përjetë për Kristajn Cenajn!

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.

Prokuroria kishte  kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.

Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Kujtojmë se Mariglen Gjonaj u zhduk në vitin 2015. 16-vjeçari kur është larguar nga banesa ditën e ngjarjes, në Kurbin, ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra.

32-vjeçari Cenaj i grabiti Gjonajt orën “Rolex” dhe një varëse floriri dhe më pas e qëlloi për vdekje.

Eshtrat e 16-vjeçarit u zbuluan në fillim viti 2022, ndërsa analizat e ADN-së konfirmuan se i përkisnin Mariglen Gjonajt. Më pas në tetor të 2022, policia bëri të mundur arrestimin e 32-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.