Gjykata Europiane për të drejtat e Njeriut vendos që përgjimet e EncroChat të përdoren si prova/ Vendimi i plotë dhe përfundimtar
Në një vendim të fundit lidhur me çështjen A.L. dhe E.J. kundër Francës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka shpallur njëzëri kërkesat si të papranueshme. Kjo çështje përfshinte përdorimin e të dhënave të marra nga distanca përmes platformës së koduar të telekomunikacionit EncroChat dhe ndarjen e tyre me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
EncroChat ishte një platformë e koduar për komunikim në celular, e cila u përdor në mënyrë të fshehtë në mbi 66,000 pajisje në 122 vende nga viti 2016 deri në 2020. Autoritetet franceze mblodhën të dhënat në kuadër të procedurave penale të drejtuara nga gjykata penale e Lille, duke i transferuar më pas për përdorim në hetime penale në Mbretërinë e Bashkuar përmes një Urdhri Hetimi Evropian (EIO).
Gjykata theksoi se sipas legjislacionit francez, aplikantët mund të kishin kërkuar përjashtimin e këtyre provave duke e argumentuar papajtueshmërinë e masave me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, ata nuk kishin shfrytëzuar këtë mundësi në gjykatat franceze, duke çuar në vendimin e GJEDNJ për të shpallur kërkesat e tyre të papranueshme, pasi nuk kishin shteruar mjetet juridike të brendshme.
Ky vendim është përfundimtar.
Kujtojme se pak kohë më parë, përgjimet e përftuara nga aplikacioni “Sky ECC” kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë
investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”. Padia ka kaluar nga Dhoma e Këshillimit në seance publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.
Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “SKY ECC” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.
Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.
SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja. Pas vendimit të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut duket se Kushtetuesja do ta ketë të lehtë vendimarrjen mbi padinë Pëllumb Gjokës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



