E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Kushtetuese  pro familjes Hoxha për aksionet e “Top Channel”
Lajme

Gjykata Kushtetuese pro familjes Hoxha për aksionet e “Top Channel”

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot seancën për pronësinë e “Top Channel”, televizion të cilin tashmë e ka Vjollca Hoxha dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha, Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e ish-aksionerëve të “Top Channel”, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë që njihte aksionerë familjen Hoxha.

Burime bënë me dije se 7 gjyqtarë kanë votuar pro familjes Hoxha dhe 2 kundra, duke i ndarë 9 votat në 7 me 2.

Vendimi është marrë në një seancë maratonë, ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet ta zbardhë në orët në vijim.

Kujtojmë se familja Hoxha dhe dy ish-aksionerët e tjerë kanë një kalvar të gjatë përplasjesh për aksionet e “Top Channel”.

Dy ish-aksionerët kishin 60% të aksioneve të televizionit, ndërsa familja Hoxha zotëronte 40%.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, “Top Channel” i mbeti Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj. Ish-aksionerët e dërguan vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe sot kjo gjykatë ka rrëzuar ankimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.