E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg 15-vjeçarin Ergys Malja, “kyç” gojën në seancë
Publik News

Gjykata lë në burg 15-vjeçarin Ergys Malja, “kyç” gojën në seancë

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 15-vjeçarin Ergys Malja, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodrës.

Foto

Korrespondenti ynë raporton se 15-vjeçari Malja nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para gjykatës.

Foto

 

Në dëshminë e dhënë në Polici pas arrestimit Ergys Malja. 15- vjeçari ka rrëfyer se ç’ndodhi natën e vrasjes së Endri Mustafës, kur të dy janë nisur nga banesat e tyre rreth orës 22:00.

Mësohet se Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në Livadhe.

Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Bypassi-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur ‘Gropat e eskavatorit’, ku Ergysi i kishte thënë se ka “hashashin”.

Sipas dëshmisë, aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pash Zotin, se kam fëmijë”.

“Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”. Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me motor, ndërsa Ergysi ka ikur me vrap për në shtëpi, andej nga ka ardhur. Aty i ka treguar babait t tij se ka qenë në lagje dhe telefonin e kishte lënë aty në karikim. Më pas ka fjetur gjumë dhe një ditë më pas ka luajtur me playstation fillimisht, me një kushëri të tij“, thuhet në dëshminë e tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.