E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos burg përjetë për Festim Bixhdilin, akuzohet për vrasjen  e Jan Prengës
Publik News

Gjykata vendos burg përjetë për Festim Bixhdilin, akuzohet për vrasjen e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme GJKKO ka vendosur sot dënimin me burg të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës, janarin e vitit 2020.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Hetuesit besojnë gjithashtu se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.

Prenga pas rrëmbimit u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Festim Bixhdili ishte kopshtari i kompleksit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.