E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Zvicerane hedh poshtë provat e Sky ECC
Lajme

Gjykata Zvicerane hedh poshtë provat e Sky ECC

Një gjykatë në Zvicër ka vendosur në apel që bisedat e përftuara nga rrjeti i hakuar Sky ECC nuk mund të përdoren si prova në një proces penal.

Sipas vendimit, mbrojtja nuk ka pasur qasje në detajet teknike mbi mënyrën e mbledhjes dhe transferimit të të dhënave, çka e bën të pamundur verifikimin e autenticitetit të provave.

Megjithatë, sipas gjykatës, ky nuk ishte argumenti vendimtar. Thelbi i çështjes lidhet me faktin se të dhënat e Sky ECC janë përfituar në mënyrë të paligjshme, ndaj konsiderohen të papranueshme si prova në gjykim.

Ky vendim pritet të ketë pasoja të gjera në procese të ngjashme në Europë, ku të dhënat e Sky ECC janë përdorur për të ndërtuar akuza kundër grupeve të krimit të organizuar.

Manjani: Vendim që duhet t’u shërbejë edhe gjykatave shqiptare

Një gjykatë në Zvicër ka vendosur që të dhënat e marra nga rrjeti i hakuar Sky ECC nuk mund të përdoren si prova në procese penale, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të papranueshme. Vendimi vjen nga një gjykatë apeli në nivel kantoni, e cila e mbyll përfundimisht debatin mbi vlefshmërinë gjyqësore të këtyre të dhënave në Zvicër.

Gjykata zvicerane ka dhënë disa konkluzione kyçe:

  1. Të dhënat e Sky ECC janë rezultat i përgjimeve masive, ku shumica e personave të përgjuar nuk ishin nën hetim penal.
  2. Përgjimi masiv konsiderohet i paligjshëm dhe, si i tillë, nuk mund të përdoret në proces gjyqësor ndaj individëve.
  3. Përgjimi i personave që nuk janë të dyshuar përbën një shkelje të rëndë të privatësisë.
  4. Autenticiteti i të dhënave është i paverifikueshëm, pasi mbrojtja nuk ka pasur qasje në detajet teknike të grumbullimit të tyre.
  5. Përdorimi i këtyre të dhënave cenon të drejtën për një proces të rregullt ligjor, në kundërshtim me standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Reagimi i Manjanit: “Vendim që SPAK dhe gjykatat tona po bëjnë sikur nuk e shohin”

Ish-ministri i Drejtësisë, njëkohësisht avokat, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës zvicerane, duke e lidhur drejtpërdrejt me realitetin shqiptar. Manjani ka qenë një nga kritikët më të fortë të përdorimit të provave të Sky ECC nga SPAK, duke i kundërshtuar edhe para Gjykatës Kushtetuese.

“Janë konkluzione që, më kot, po kërkojmë tash dy vite që t’i marrin gjykatat tona, të cilat janë nën ‘drejtimin’ e SPAK,” shkruan Manjani, duke ironizuar faktin që drejtësia shqiptare shpesh justifikon vendimet duke u mbështetur tek praktika e gjykatave perëndimore.

Ai kujton se jo vetëm Zvicra, por edhe Gjermania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendime të ngjashme, duke hedhur poshtë përdorimin e këtyre provave si të paligjshme.

Pyetjet për drejtësinë shqiptare

Manjani ngre pikëpyetje të forta:

  • Kur do të marrë vesh Gjykata Kushtetuese shqiptare për dhënien e garancive kushtetuese të një gjykimi të drejtë?
  • A vlejnë Konventa Europiane, Kushtetuta dhe ligjet e Republikës për shtetasit shqiptarë, apo jo?
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.