Gledian Llatja i jep 150 MLN djalit të burgaxhiut të dënuar për korrupsion
Gledian Llatja nuk na zhgënjen as këtë herë të dashur miq. Kryetari i Bashkisë Elbasan ka përveshur mëngët mirë e mirë dhe përditë punon se si të vjedhë sa më shuma nga paratë e fondeve publike që në fakt duhet të destinohen për qytetarët e gjorë të Elbasanit të cilët nuk po përfitojnë asgjë.

Kësaj radhë Llatja i ka dhënë rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH djalit të burgaxhiut Shemsi Sinani, i dënuar për korrupsion për tenderat me burgjet. Ndonëse i dënuar nga gjykata, Shemsiu ka hapur një kompani të re të quajtur “4S” dhe ka vënë në krye të saj të birin, Xhino Sinani.

Kaq ka mjaftuar dhe ai bashkë me familjarët e tij vazhdojnë përsëri të mjelin mirë e mirë lopën e shtetit. Në rastin konkret në mjelje i ka dhënë një dorë edhe Gledian Llatja duke u dhënë tenderin.
Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-88562-11-21-2023 dhe me objekt : Loti II: ‘‘Blerje fruta – perime” – Marrëveshje Kuadër – me disa operatorë ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 15 muaj, me fond limit 12’918’970 lekë pa tvsh.

Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj procedure shikojmë që ka marrë pjesë vetëm kompania “4 S” në pronësi të Xhino Sinanit. Siguisht që ai nuk e ka patur aspak të vështirë të shpallet fitues duke qenë se ka garuar i vetëm. Në këtë mënyrë Shemsi Sinani vazhdon përsëri të përfitojë tendera i qetë nëpërmjet kompanisë kukull të drejtuar nga i biri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



