E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sport

Gold i dytë i Sadikut ndaj Izraelit

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë në 2-0 në fushën e Izraelit. Ishte sërish Armando Sadiku që realizoi në minutën e 44-t të pjesës së parë. Ky ishte nje gol mjaft i bukur nga nje distance e larget dhe qe duhet ripare. Golin e parë sulmuesi e realizoi në minutën e 22-të të pjesës së parë.
Shqipëria po luan në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi janë duke kaluar një periudhë aspak pozitive teksa kanë regjistruar 5 humbje radhazi, një ecuri që nuk ndodhte prej 14 vitesh. Sot, të rikthyer te skema 4-1-4-1 pas disa eksperimentesh të dështuara me 3-5-2, Shqipëria kërkon vetëm 3 pikët për të mbetur në garë për objektivin e vendit të tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.