E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërin
Publik News

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërin

 

Duhet përsëritur atë që e kam shkruar dikur: ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj po aq sa edhe familjarët e vajzës që erdhën të pushonin e të çmalleshin me vendlindjen, e ku atdheu ua morri më të shtrenjtën që kishin.

Dhe përderisa në heshtje e jetojmë dhembjen e atyre që e humbën më të dashurën e vet, do duhet vetvetes t’ia shtrojmë pyetjet që nuk ia kemi shtruar në kohën e duhur. Si për shembull atë se ç’njerëz janë ata që i drejtojnë gomonet vrastare dhe, si u bë Shqipëria vend ku çdokush mund të të vret e thuajse askush nuk të mbron.

Po pra, tragjedia rrëqethëse që ndodhi në Himarë, mund edhe të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet e duhura, si për shembull atë se drejtuesit e gomoneve që i vrasin fëmijë tanë janë të njëjtë me shumë nga ata që i kemi votuar ne, janë të njëjtë si burrështetasit që e kriminalizuan vendin, të cilëve ua besuam jetën e na dhanë vdekjen, si ata që kërkojnë dënimin e vrasësve tanë, por pasi që vetë e vranë Shqipërinë.

Dhe sot kur e jetojmë këtë dhembje rrëqethëse dhe të paimagjinueshme, tani kur përballemi me këtë tragjedi – të ta vrasin fëmijën në plazh, aty ku ke shkuar të pushosh e ku ke besuar se je më i mbrojtur se kudo qoftë në tjetër vend – duhet kërkuar përgjegjësi para së gjithash nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, i dekadave gjatë të cilave i përkrahëm ata që përfitojnë edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë, ata që na vijnë për ngushëllime me buqete lulesh atëherë kur na i vrasin fëmijët. (Kim Mehmeti)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.