E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gonxhe blen 3.1 mln euro perime dhe bulmet për spitalin psikiatrik, dhuratë tenderin Alma Tafanit
Lajme

Gonxhe blen 3.1 mln euro perime dhe bulmet për spitalin psikiatrik, dhuratë tenderin Alma Tafanit

Fondet e spitaleve në duart e oligarkëve. Këtë po e mundëson ministri Blendi Gonxhe, duke përdorur Operatorin e Blerjeve të Përqendruara. Në këto ditë ne kemi denoncuar abuzimet që janë bërë më kontratat për lavanteritë në institucionet mjekësore, tashmë Gonxhja ka përveshur mëngët dhe i është futur  projekteve për sigurimin e ushqimeve, që edhe ministrit i sigurojnë më shumë përfitime  fshehurazi.

Në fakt edhe aq fshehtas nuk janë vjedhur këto para, por institucionet përgjegjëse bëjnë sikur nuk i kuptojnë manovrat e Gonxhes.

Ministri këtë herë i ka vënë gishtin Spitali Psikiatrik ‘Ali Mihali’ Vlorë, për të cilin ka zhvilluar tenderin me objekt i 2: “Shërbim gatimi dhe shpërndarja e ushqimit”,  me fond limit 3.1 milionë euro.

Në fakt ky është një projekt gjigand me dy lote, ku  të dy lotet kanë të njëjtin objekt dhe gara ka filluar në të njëjtën  kohë. Por kontrata për lotin 1 me fond 885 milionë lekë nuk është bërë ende publike.

Ndërsa Loti 2 për të cilin po flasim sot ka fond 3.1 milionë euro, kontrata e të cilit është bërë  publike më datë 12 shtator e skuqur nga shkeljet.

Sipas të dhënave, gara për këtë tender është hapur  më datë 3 korrik dhe është mbyllur më datë 2 gusht, ku është mbajtur edhe procedura finale e tenderit. Madje atë ditë është shpallur edhe fituesi, pasi Gonxhe nuk është lodhur  të shqyrtojë dokumentet sipas ligjit, ai e ka falur këtë tender.

Janë dorëzuar dy ofertë nga “SORI-AL” shpk dhe bashkimi i kompanive “S I L V E R” sh.p.k & “NIKA” sh.p.k, oferta e këtyre të fundit është skualifikuar pasi nuk zotërojnë licencën për prodhim, pëpunim dhe shpërndarje me shumicë të ushqimeve.

Duke pranuar që ky kriter është i nevojshëm, skualifkimi i kësaj oferte qëndron, por nuk pranohen  hapat e më tejshëm që ka kryer Gonxhe.

Duke qenë se për në fazën finale mbeti  vetëm ofertë e firmës SORI AL, procedura duhej anuluar pas  nuk mund të zhvillohej një garë e rregullt me një kompani.

Këtë rregull Gonxhe e ka shkelur, sikur bën gjithmonë, duke i dhuruar tenderin firmës në fjalë, në pronësi të biznesmenes Alma Tafani.  Duke qenë se kjo kontrëtë iu bë dhurët Tafait në kurriz të qytetarëve, Gonxhe e mbajti atë larg syve të publikut pë më shumë se një muaj.

Gjithsesi nuk i ka shpëtuar monitorimit të Open Data Albania, që e ka vlerësuar me Flamur të Kuq. Por, as syrit tonë, që po ju tregojmë se ato para nuk janë të sigurita për investim në duart e Alma Tafanit

Ajo është gjithashtu afani është administratore dhe pronare e kompanisë AgroAl & Global Services (AGS) krijuar në vitin 2005, e cila ka si objekt të veprimtarisë shërbim ushqimi, drejtim të restoranteve, bareve, hoteleve etj. Tafani ka gjithashtu edhe 50 % të aksioneve në kompaninë AGRO INTEXO, 100 % të aksioneve në kompaninë AgroAl International si dhe është pronare e ZEPA GROUP.

Kështu mes abuzimesh Tafani  po i shton bizneset e saj, duke abuzuar edhe me bukën e gojës për të sëmurët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.