E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GRABITËN ME DHUNË BANESËN NË MALLAKASTËR, LIHEN NË BURG DY AUTORËT (EMRAT)
Lajme

GRABITËN ME DHUNË BANESËN NË MALLAKASTËR, LIHEN NË BURG DY AUTORËT (EMRAT)

Është vendosur masa e sigurisë për dy autorët e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg për Klejdi Saliajn, 21 vjeç dhe Arbër Muçajn, 22 vjeç, banues në Panahor.

Kujtojmë se autorët nën ushtrimin e dhunës me leva e mjete të forta ndaj anëtarëve të familjes, arritën të vjedhin 2 milion lekë të vjetra në një banesë.

Saliaj dhe Muçaj rezultojnë me precedent penalë të mëparshëm, pasi janë dënuar për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.