E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet dhe plagoset taksisti në Tiranë/ Arrestohet autori 24-vjeçar
Lajme

Grabitet dhe plagoset taksisti në Tiranë/ Arrestohet autori 24-vjeçar

Një taksist ra pre e dhunës e grabitjes së një 24-vjeçari orët e para së të mërkurës në Tiranë.

Gjithçka nisi kur 24-vjeçari nga Durrësi mori taksinë te rruga “Ibrahim Rugova”. Teksa udhëtonin, ai e goditi taksistin me mjet prerës dhe i mori atij një shumë parash. ‘Drama’ ndaloi në rrugën e Kavajës, rreth orës 04:00, kur autori i dyshuar zbriti nga makina dhe tentoi të arratisej.

Nga pas iu vunë forcat Shqiponja, që e ndaluan në rrugën “Sandër Prosi”. Ndërkohë, taksisti 57-vjeçar i cili mbeti i dëmtuar nga ngjarja, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar. Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia në një njoftim për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.