E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh/ 11-vjeçarja u mbyt në liqen,polombarët nxjerrin trupin nga uji
Lajme

Gramsh/ 11-vjeçarja u mbyt në liqen,polombarët nxjerrin trupin nga uji

Polombarët kanë nxjerrë trupin e pajetë të vajzës 11-vjeçare që u mbyt sot në liqein e Hidrocentralit të Banjës, në Gramsh.

Ngjarje e rëndë kur një fëmijë 11-vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqen.

Burime nga venngjarja raportojnë se 11-vjeçarja ishte nën shoqërinë e  të atit në momentin që i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë. Nuk dihen ende detajet e plota për ngjarjen, teksa po punohet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i Policisë – Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë, A. T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.