Granit Xhaka “bombardon” Liverpoolin – VIDEO
Granit Xhaka ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Arsenal-Liverpool.
Futbollisti me origjinë shqiptare lëshoi një predhë nga rreth 35 metra në minutën e 56 të ndeshjes, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2.
Vetëm 3 minuta më herët Sanchez kishte shënuar golin e parë për Arsenal.
Por londinezët nuk u mjaftuan me kaq. Vetëm 2 minuta nga perla e Xhakës, shënon edhe Ozil, duke përmbysur brenda 5 minutash rezultatin në superndeshjen ndaj Liverpool.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



