E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Granit Xhaka feston ditëlindjen, urimin special…
Sport

Granit Xhaka feston ditëlindjen, urimin special…

Granit Xhaka feston ditëlindjen ditën e sotme, ku ai mbush 26 vjeç.

Edhe pse një ditë e veçantë për shqiptarin e Zvicrës, lojtari do të kalojë ditën në Londër në stërvitje me ekipin e tij Arsenal.

Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte edhe urimi i vëllait të tij më të madh Taulant Xhakës.

Ai është një vit më i madh se lojtari i Arsenal, ndërsa ndryshe nga Graniti, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

Përmes një postimi në Instagram, Taulant Xhaka shkruan:

Si fillim dua të them se falënderoj Zotin çdo ditë, që kam një vëlla si ty, që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mire. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.