Gratë e politikës! Cfarë nuk duhet të ishin ato !
Irena Beqiraj
Gjekmarkaj i ka konsideruar gratë pjesë e “haremit” politik, duke luajtur tinës me konotacionin erotik që ka fjala harem në fjalorin tonë të përditëshëm. Por duke hequr cdo ngjyrim erotik, padyshim gratë në politikë janë vetofruar, për tu bërë ndoshta pjesa më e shëmtuar e klaneve politike .
Mjaftojnë këto dy deklarata dhe pyetja të lind natyrshëm – kjo grua ka mbrojtur emrat apo parimet? Ka interpretuar, herë me intonacion, e herë butësisht, herë duke koketëruar, e herë duke ironizuar, sepse ka besuar se këto burra ishin në anën e të drejtës, apo thjesht si pjesë e klanit ? Ka zhurmuar ngultas sepse beson , apo qëllimisht ka keqinformuar publikun me opinionet e saj mbrojtese sepse ashtu ja ka kërkuar koha edhe interesat e kohës? E ka ofruar “shërbimin e mbrojtjes” me qëllimin e vetëm për ta pasur atë një ditë?
Një grua me integritet mbron parimet në të cilat ajo beson dhe jo emrat e përvetcëm . Ajo “harron” emrin që ka përfituar mbrojtjen e saj , sepse qëllimi I mbrojtjes ka qenë parimi e jo emri. Ajo nuk e bazon sjelljen , diskurursin e saj publik në moton “duke u përpjekur për ju po rregulloj dicka për vete” . Gruaja ka vlerë të jëtë në politikë nëse bëhet e sillet si agjent ndryshimi jo si burrë klanesh .
Këto që dëgjojmë e shohim sot , jane gratë e burrëruara të politikës, ku as veshja , as bukuria, as modelet e flokëve, as gërshetat, as spilat në xhaketa, e as ndërhyrjet plastike, nuk u japin dot titullin grua .

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



