E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi: Bllokohet autostrada, mbyllen shkollat, dy të vdekur
Publik News

Greqi: Bllokohet autostrada, mbyllen shkollat, dy të vdekur

Shkollat në rajonin e Atika në Greqi do të qëndrojnë të mbyllura të hënën deri në orën 10:00 të mëngjesit për shkak të problemeve të shkaktuara nga një stuhi, njoftoi Kathimerini të hënën.

Problemet kanë qenë serioze dhe kanë çuar në vdekjen e dy personave në Antirrio, në Greqinë perëndimore.

Shirat e rrëmbyer dhe pirgjet e dheut dhe mbeturinave kanë bllokuar të dy krahët e autostradës Athinë – Korint afër Elifsina si dhe rrugën e vjetër që lidh dy qytete.

Autoritetet thanë se autostrada për në Athinë pritet të hapet më vonë gjatë paradites, ndërsa segmenti për në Korint midis orës 12-13:00 në mesditë.

Punëtorët e shpëtimit nxorën trupat e dy personave nga deri në Antirrio, që ishin në një varkë të vogël që u përmbys.

Një media tjetër,  Protothema,  njofton se “thuajse e gjithë Greqia është kapluar nga një stuhi e madhe që ka lënë pas rrugë të përmbytura, shtëpi të zhytyr nën ujë dhe zjarrfikësit që po përpiqen të shpëtojnë civilët që janë bllokuar brenda banesave.

Probleme të mëdha  kanë çuar në mbylljen e autostradës Athinë-Korinth, ku deti u fry dhe arriti të futet deri në rrugët e qytetit.  Autoritetet evakuan shtëpitë në plazhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.