E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia regjistron rritje të ndjeshme të shifrave me covid, ndërsa Italia regjistron shumë viktima
Publik News

Greqia regjistron rritje të ndjeshme të shifrave me covid, ndërsa Italia regjistron shumë viktima

Situata vijon të jetë e rënduar në shtetet fqinje sa i përket viktimave dhe të infektuarve nga pandemia e Covid-19.

Gjatë ditës së fundit në Greqi 27 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 866 raste të reja.

Deri më tani në Greqi 5.329 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 146.020.

Serioze paraqitet situata edhe në Itali ku 616 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjerurës, ndërsa janë shënuar 14.242 raste të reja vetëm në një ditë.

Kujtojmë që deri më tani në Itali 79,819 persona kanë vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,303,263

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.