E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia  rikthen karantinën deri më 30 nëntor
Publik News

Greqia rikthen karantinën deri më 30 nëntor

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar në këto momente mbylljen kombëtare në Greqi.

Në një konferencë me profesorin Infeksionist Sotiris Tsiodras, Mitsotakis u shpreh se nga e shtuna 7 nëntor deri më 30 nëntor do të ketë një mbyllje totale të vendit, si në mars me përjashtim të shkollave fillore.

U njoftua se qytetarët do të dalin nga shtëpia me anë të një mesazhi në 13033, ndërsa nuk do të lejohet lëvizja nga ora 9 deri në 5 të mëngjesit.

Do të mbyllen parukeritë, dyqanet me pakicë. Do të lejohet të kryejn aktivitetin e tyre kishat, por pa paraninë e qytetarëve, gjithashtu do të qendrojnë të hapura supermarketet, farmacitë dhe furrat e bukës.

“Unë kam besim se masat do të na ndihmojnë të ‘mbyllim’ valën e dytë të pandemisë për të jetuar një dhjetor më normal,” tha Mistotakis.

Masa mbështetëse për qytetarët

Ata punonjës që janë pezulluar nga puna për nëntorin do të marrin një shumë prej 800 eurosh.

Ndihmë financiare  prej 400 euro për të papunët afatgjatë të pa subvencionuar .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.