Greqia vijon ta mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinē
Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më datë 21 qershor. Kuotat në Kakavijë pritet të bëhen 1500 kalime në ditë duke nisur nga e hëna, ndërsa më herët ishin 400. Rregullat për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta dhe nuk kanë ndryshuar. Nga e shtuna ora policore e natës shkoi në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku u hoq fare. Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime. Muzika u lejua në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. U lejuan më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitetet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



