Gruaja dhe vajza e tij kanë nevojë për ndihmë

Elvisi me dy djemtë u mbytën në plazhin Vilë-Bashtovës në Kavajë pa vrojtues
Ditën e djeshme një ngjarje e trishtë ndodhi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, kur Elvis Halilaj, 50 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një tentativë për të shpëtuar dy djemtë e tij të mitur, të cilët kishin moshën 13 dhe 15 vjeç.
Ngjarja tronditëse ndodhi në një moment kur nuk kishte roje bregdetare në plazh, sipas dëshmitarëve të pranishëm. Ata gjithashtu raportuan se ambulanca arriti në vendin e ngjarjes me vonesë prej 1 orë e 30 minutash.
Tragjikisht, në këtë ngjarje humbën jetën tre anëtarë të familjes Halilaj. Pas kësaj humbjeje të madhe, familja Halilaj ka nevojë për ndihmë financiare për të marrë përballë sfidave që hasin. Gruaja dhe vajza e mitur e Elvisit tashmë janë në një gjendje të pikëlluar dhe gjithashtu përballen me probleme ekonomike.
Kjo ngjarje e dhimbshme tregon rëndësinë e sigurisë në plazhe dhe nevojën për të siguruar mbikëqyrje të përshtatshme për të shmangur fatkeqësi të tilla. Familja Halilaj ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e komunitetit për të përballuar këtë kohë të vështirë.
Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi, të kontribuojnë për organizimin e funeralit dhe mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



