E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grusht shteti, por jo si thotë Meta!
Publik News

Grusht shteti, por jo si thotë Meta!

Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të majtës e së djathtës, politikë a facebook janë ndarë dysh: Ka grusht shteti në Shqipëri – nuk ka grusht shteti në Shqipëri. Meqë “bombën” e lëshoi Ilir Meta, ata që janë me Metën, edhe kur nuk e dinë ç’është, betohen se ka! Ata që janë kundër Metës, edhe kur e dinë ç’është, thonë se nuk ka grusht shteti të Ramës.

JEMI EDHE NE!

Me avokatin Altin Goxhaj, vite më parë , po shumë më përpara, kur Presidenti i sotëm ndante tepsinë me Edi Ramën, kemi denoncuar grushtin e shtetit me të cilin Edi Rama ka kapur gjithë pushtetet.

Thjesht për ish njeriun e Metës, Brahon e Ramës që e quan sot  qesharak këtë nocion, se “Rama e ka pushtetin tashmë”, le të sqarojmë pak se ç’është kjo gjëja:

Grushti i shtetit është uzurpim me forcë a mjete jodemokratike të një pushteti nga një diktator, ushtarak a grupim politik. Ndërkohë në Shqipëri:

1. Kemi uzurpimim e Parlamentit me ndihmën e kryetarit të ish opozitës dhe fabrikimit të një opozite fasadë që s’përfaqëson askënd.

2. Uzurpimin dhe kontrollin e plotë të sistemit gjyqësor përmes të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi” të cilën, ndryshe nga sa qe paraqitur në publik, na e pohoi se e ka kërkuar dhe bërë ky vetë e jo të huajt. Në emër të saj tashmë u bënë jo muaj por vite që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese e pa gjykatë të lartë. Për rrjedhim, ligjet NUK KA AS KUSH I INTERPRETON E AS KUSH I KTHEN MBRAPSH KUR JANË TË GABUAR, TË PADREJTË pse jo edhe KRIMINALË

3. Përmes shpopullimit masiv e sistematik të vendit dhe zëvendësimin e të ikurve me emigrantë nga vende të mjera të planetit.

4. Në kundërshtim me aspiratën për ” identitet dhe bashkim kombëtar” që ende kemi në kushtetutë, ka anashkaluar Kosovën për një marrëveshje okulte me një vend aspak mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve: Serbisë. Marrëveshje që e ka shpallur si nismë të tijën e jo të imponuar prej BE apo SHBA.

Pa vazhduar me të tjerë argumenta, kthehemi tek konteksti i sotëm.

Dosja e GRUSHTIT TË SHTETIT me të cilin Edi Rama ka uzurpuar çdo pushtet në vend është kyçi që çmonton ESTABLISHMENTIN e për rrjedhim edhe OLIGARKINË në Shqipëri. E kemi artikuluar, bashkë me avokatin Goxhaj se VETËM kushtet e një grushti shteti bëjnë nul ligjet, aktet, kontratat e PPP – ve, përmes të cilave Edi i Gjithëpushtetshëm i ka shitur të ardhmen e vendit një oligarkie tepër të dyshimtë për vet ekzistencën e Shqipërisë e më tej, kombit shqiptar.

Ky “kofini pas të vjelave” që lëshoi Meta është po aq kriminal sa vetë GRUSHTI I SHTETIT nëse përdoret thjesht si sllogan për të motivuar edhe një tjetër protestë a valë protestash. Kauzës kyçe për ndryshimin rrënjësor të politikësh shqiptare as Meta e askush s’ka moral ta përdorë si një trap për të hedhur lumin! Do të thotë: PA NJË DOSJE TË PLOTË PENALE, CIVILE E ADMINISTRATIVE, PARAQITUR INSTITUCIONALISHT BE, SHBA E INSTITUCIONEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE, çdo përdorim i termit “GRUSHT SHTETI” është shërbim nga Edi Ramës për shkak të zhvleftësimit dhe degradimit të konceptit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.