E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guardiola e komenton zënkën me De Bruynen: Nëse ai ka ndonjë problem, e di ku jam unë
Sport

Guardiola e komenton zënkën me De Bruynen: Nëse ai ka ndonjë problem, e di ku jam unë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se ai nuk ka biseduar me mesfushorin belg, Kevin De Bruynen, pas lajmit se mesfushori ishte zemëruar që ishte zëvendësuar në ndeshjen gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Burton Albionit.

Mediat angleze kishin raportuar se ylli i Manchester Cityt kishte shkuar menjëherë pasi ishte zëvendësuar drejt tunelit, pasi që ishte zemëruar që nuk i ishte lejuar të luante deri në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Guardiola ka thënë se ai nuk është në dijeni nëse De Bruyne ishte i zemëruar me të ose jo, pasi që belgu nuk i ka kërkuar atij të bisedojë për këtë incident.

“Nuk ka biseduar me të, kështu që nuk mund të ju tregoj se çfarë mendon ai sepse as unë nuk e di. Nëse ai ka ndonjë problem, ai e di se ku gjendem unë. Me të vërtetë nuk e di”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Wolves.

De Bruyne e shënoi golin e parë të ndeshjes kundër Burton Albionit, e cila përfundoi me rezultat 9-0. Megjithatë, pak para minutës së 60-të, belgu u zëvendësua nga Phil Foden, gjë për të cilën De Bruyne nuk ishte aspak i lumtur.

Lojtarët e Manchester Cityt të cilët largohen nga ndeshja duhet të qëndrojë në stol deri në fund të ndeshjes, përveç nëse kanë pësuar ndonjë lëndim që duhet të trajtohet menjëherë. De Bruyne nuk ishte i lënduar kur u largua nga fusha e lojës, megjithatë ai vendoi të shkojë menjëherë në zhveshtore.

Guardiola nuk pritet t’i hakmerret belgut për këtë incident dhe ai raportohet se do të jetë pjesë e skuadrës që luan në ndeshjen kundër Wolves. Nëse De Bruyne është titullar në atë ndeshje, atëherë ajo do të bëhet vetëm ndeshja e dytë në Premierligë për belgun këtë sezon.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.