E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guardiola: Shikoni çfarë i ndodhi Interit
Sport

Guardiola: Shikoni çfarë i ndodhi Interit

Me kualifikimin në Champions të arkivuar, trajneri Pep Guardiola kërkon që skuadra e Sitit ta përqendrojë vëmendjen te kampionati. Numri një i “qytetarëve” tregoi lumturinë për kalimin e raundit në Ligën e Kampioneve dhe vlerësoi Interin.

“Në Europë është nivel i lartë. Ka shumë skuadra të forta dhe lojtarë të mëdhenj. Shikoni çfarë i ndodhi Interit. Shumë skuadra të mëdha si zikaltrit e humbën përqendrimin në një moment dhe e shohin veten në Ligën e Europës”, tha Guardiola. U shfaq në konferencë me një triko që sjell atmosferën e festave.

Në fjalën e tij përpara duelit me Evertonin dha një lajm mjaft të mirë për tifozët. Pep tha se Aguero dhe De Bryjne mund të rikthehen. “Janë stërvitur me grupin, por duhet të shohim. Ka sinjale pozitive dhe mund të rikthehen. Aguero dhe De Bryjne janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, por duhet të bëjmë kujdes për t’i menaxhuar”, ka thënë Pep Guardiola.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.