E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gurë në stomak
Publik News

Gurë në stomak

Jeta është e gjitha gazovaj dhe më e mira do të ishte të rrinim në breg, të shikonim fenomenet e saj dhe të shkriheshim gazit gjer në lotë. Kështu po më ndodh teksa lexoj tek gazeta Dita (më e mira do të ishte të quhej Nata) ca këshilla të Ilir Mborjes e Spartak Brahos për letërsinë, dhënë Agron Tufës. Merreni me mend çudinë: spurdhiakët e klasës së parë i japin shpjegime atij, Mësuesit.

Po ç’janë këta sifete, ç’tokë e ç’ovulë i lindi? Ceslav Miloshi na flet për ca insekte helmuese që, pasi pickojnë insektet e tjerë, e përdorin trupin e tyre si dollap, për të lindur vezët e për t’u shumuar. Ma merr mëndja se mushkonja e kuqe e komunizmit, i ka pickuar paraardhësit gjenetikë të Ilirit (çfarë shpërdorim i fjalës “liri” tek kjo fjalë) dhe Spartakut (çfarë brambullima shpatash e ushtash romake tek ky emër), ka lënë vezët aty dhe nga këto vezë kanë dalë gjallesat për të cilat flasim.

Kështu mund t’i shohim ata? Veç në mënyrë qesharake? A ia vlen të merremi me ta, apo të rrimë në breg dhe të shikojmë detin, matanë: të bukur, mahnitës? Dilema është e përjetshme. Na duhet të vemi tek deti, por përpara kemi moçalin me ujrat e zeza të spartakëve. Si t’ia bëjmë? Të veshim çizmet e zeza dhe të futemi mespërmes ujrave, me çizme që mund t’i blejmë fare badiava tek banaku (apo bataku?) televiziv i Muç Nanos dhe gjithë ata që e shikojnë të shkuarën komuniste thjesht si një rrjedhë të parrezikshme? Jo, mor miq, jo, se, për fat të keq, të gjitha faktet tregojnë se komunizmi s’është thjesht një rrjedhë, a një sylynjar folklorik, por një moçal infektues. Sepse Spartaku dhe të tijtë nuk është hiçkushi miq, por vetë Shteti, vetë grushti që godet: deputet, kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë. Kështu që shpëtimi s’gjendet tek çizmet e Muçit, por tek tharja e kënetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.