Guvernatori Gent Sejko, “zar” i bankës ‘ruse’ “Raiffeisen Bank”
Gent Sejko është shkëputur si drejtues bordi i kësaj banke, dhe si guvernator duhet ta mbikëqyrë, t’i ndalojë abuzimet e ta penalizojë me gjobë sa 10% e xhiros vjetore e bllokim aktiviteti, por mafiozët e kësaj banke, për shkak të punëve të pista që kanë bërë bashkë, vazhdojnë ta trajtojnë si vartës të bindur, duke i diktuar vendimet e Bankës së Shtetit në favor të tyre…
Po përmendim dy fakte:
1. Pasi “Raiffesien Bank” u vendos edhe në Moskë, u bë banka më e preferuar dhe e besuar e mafies shtetërore e oligarkike të Rusisë, si dispeçeri e miliardave që vërtiten rreth “centrifugës” financiare të Putinit e aleatëve të tij në Azi, vendet Arabe, Afrikë, Ballkan e së fundi në Shqipëri.
2. Kur Ukraina u sulmua, SHBA-BE kërkuan që “Raiffesien Bank” të largohej nga Moska, por ajo vazhdon të jetë atje dhe po shërben si banka e miliardave që Rusia dhe aleatët e saj, po përdorin kundër Ukrainës, madje administron llogaritë e grupit “Vagner” të Prigozhin.
Ndërsa në Shqipëri, “Raiffesien Bank” ka mbështetje të fortë brenda Bankës së Shtetit; konkretisht guvernatorin Gent Sejko, i cili deri para emërimit në korrik 2014, ishte drejtues i Bordit të “Raiffeisen Leasing”, strukturë kryesore e kësaj banke, që administron portofolin e kredive, kontratave e qiradhënieve.
Gent Sejko është shkëputur si drejtues bordi i kësaj banke; dhe duhet ta mbikëqyrë “Raiffesien Bank”, t’i ndalojë abuzimet e ta penalizojë me gjobë 10% të xhiros vjetore e bllokim aktiviteti, por mafiozët e kësaj banke, për shkak të punëve të pista të bëra bashkë, vazhdojnë ta trajtojnë si vartës të bindur, duke i diktuar vendim-marrjet e Bankës së Shtetit në favor të tyre…
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, të marra nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rezulton se normat e interesit që shpallë guvernatori Gent Sejko, ia diktojnë bosët e “Raiffesien Bank” në çdo 3 muaj sipas interesave të tyre.
Edhe rënia e monedhës Euro, nuk ka si shkak forcimin e lekut për shkak të rritjes ekonomike, por skemat e zhvlerësimit që sajon e kalkulon “Raiffesien Bank”, skema të cilat, ia dikton guvernatorit Gent Sejko, që Banka e Shtetit të mos ndërhyjë për aq kohë sa do “Raiffesien Bank”, ose të ndërhyjë kur e urdhëron ajo.
Për shkak të lidhjeve në interesa me guvernatorin Gent Sejko, struktura “RAIFFEISEN LEASING” është “gropa e zezë” bankare e kredive në Shqipëri, që po zhvat qytetarët me ndryshime kursi monedhash, shtime komisionesh etj.
Në shërbim të aktivitetet mafioz të kredive të “Raiffesien Bank”, guvenatori Gent Sejko ka licencuar 4 agjenci me familjarë e të besuar të tij, nëpërmjet të cilave, kjo bankë transferon, grumbullon dhe ekzekuton kreditë.
Aktiviteti kryesor i “RAIFFEISEN LEASING” me agjencitë fantazma që ka licencuar Gent Sejko, është zhvatja financiare dhe sekuestrimi i pasurive të klientëve me dosje kreditimi false, numri të cilave në vitet 2015-2023 është 11 mijë e 200 persona e biznese.
Ndërsa përgjegjësinë për këto vjedhje, “Raiffesien Bank” e heq nga vetja dhe ia lë pronarëve gjoja anonim të 25% aksione të “Raiffeisen Leasing”, kur realisht “Raiffesien Bank” është 100% pronare, ndërsa pjesa 25% është e “Leasing International Gesellsvhaft m.b.H.” strukturë e saj.
Por Banka e Shtetit është bërë palë më të në fshehjen e pjesës tjetër; për të kryer punët e pista nën maskën e saj, me qëllim që qytetarët dhe bizneset e mashtruar e grabitur, të mos kenë asnjë mundësi për të kërkuar të drejtën, ndërsa agjencitë sekuestruese të Gent Sejkos, thonë se janë vetëm ekzekutuese të kredive.Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



