E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit Shqipe Hysenaj: Kam mbi 6 vite pa dalë më një mashkull
Showbiz

Habit Shqipe Hysenaj: Kam mbi 6 vite pa dalë më një mashkull

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Shqipe Hysenaj, ka habitur publikun me një deklaratë të sinqertë dhe ndryshe nga pritshmëritë, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”.

E pyetur për marrëdhëniet e saj dhe “princin e kaltër”, Shqipja zbuloi se ndonëse ka shumë kërkesa për martesë, ajo prej më shumë se gjashtë vitesh nuk ka dalë në një takim dashurie.

“Unë njohjet i kam shumë siklet. Kam kohë pa dalë me dikë… mund të kem mbi 6 vite pa dalë me dikë”, tha ajo, duke shtuar se preferon të qëndrojë vetëm sesa të komprometojë parimet e saj.

Në një rrëfim të pazakontë, Shqipja theksoi se nuk është e etur për dashuri apo intimitet, duke e parë lidhjen romantike si diçka shumë më të thellë se thjesht një nevojë fizike.

“6 vite për mua nuk janë asgjë. Mund të rrijë kushdo shumë mirë, edhe pa puthje, pa përqafime, derisa të gjejë dikë që i lëviz diçka në shpirt. Ne nuk jemi kafshë.”

Ajo shtoi se për të, logjika dhe mendja e shëndoshë e një personi janë më të rëndësishme se afeksioni i shpejtë.

“Nuk jam shumë e etur për të takuar dikë. Po erdhi, mirë – po nuk erdhi, prapë mirë. Unë dua pak punë në fillim. Dua një mendje të shëndoshë nga dikush.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.