Hajdari i Kuçovës “i bën lekët rrush e kumbulla”
I jep 110 MLN për dekor firmës me ofertën më të lartë
Kreshnik Hajdari, kryetari aktual i Bashkisë Kuçovë, ka organizuar një tjetër tender të dyshimtë. Kësaj radhe marifeti është gjetur tek dekori i qytetit ku me një të rënë të lapsit janë harxhuar mbi 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shohim dokumentacionin teknik të tenderit, vëmë re se në total do të realizohen vetëm 27 banderola në vit për një periudhë 4 vjeçare, me një kosto prej reth 1 milionë lekë të vjetra për banderolë. Por përtej kostos së lartë dhe faktit nëse realisht do realizohet ai numër banderolash, në të vërtetë ka një tjetër problem akoma më të madh.

Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy firma, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar sa për sy e faqe. Ndërkohë nga dy firmat pjesëmarrëse, Hajdari ka shpallur fituese atë që ka ofruar më shumë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-93886-01-26-2024 dhe ka si objekt “Shërbimi i Dekorit”. Fitues i tenderit është shpallur Abas Dajko, person fizik, me ofertën 9,204,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë nëse e krahasojmë këtë ofertë fituese me fondin limit, rezulton se është sa 95.4% e tij. Të gjitha këto shtojnë se tepërmi dyshimet se Hajdari i Kuçovës ka mbushur mirë e mirë xhepat duke shpallur fitues atë me ofertën më të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



