‘Hajde se u çmenda’, dalin biseda të tjera të Ballukut me Berberin
Afera e Tunelit të Llogarasë
Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me hetimin ndaj zëvendës-kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Një pjesë e dosjes zbardh edhe komunikimin e Ballukut me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, në datën 17 mars 2021, që hedh dritë mbi mënyrën se si diskutoheshin vendimet për tenderat dhe nënkontraktorët.
Në bisedë, Balluku pyet për avancimin e punimeve të tunelit:
- Belinda Balluku: “Po tuneli? E mbyllet?”
- Evis Berberi: “Jo është rëndë. Flasim live, mos shkruajmë.”
- Belinda Balluku: “Ok… Gjoka punët e ngjashme i ka si nënkontraktor?”
- Evis Berberi: “Po, i vetes te Rruga e Arbrit. Po ja ka njohur MIE.”
- Belinda Balluku: “Kur ia ka njohur? Dhe pse?”
- Evis Berberi: “Se është krijuar SPV për koncesionin dhe SPV është Gjoka 87, ndërsa Konstruksion punimet i kryen Gjoka Konstruksion, nënkontraktor i deklaruar në MIE. Pse dhe si janë njohur punët, se di.”
- Belinda Balluku: “Je larg.”
- Evis Berberi: “Jo, te vi.”
- Belinda Balluku: “Hajde.”
- Evis Berberi: “Erdha.”
- Belinda Balluku: “Hajde se u çmenda, Viola është komplet pa memorie.”
- Evis Berberi: “Erdhaa.”
- Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj, se kishte folur me ty.”
- Belinda Balluku: “Nuk besoj që do shtoj gjë, po një sy tjetër nuk është keq. Se Viola më la pa fjalë, komplet pa memorie, sikur nuk ishte dje me ju.”
- Evis Berberi: “Ok. Takova Arten, po se kuptova se i gjithë diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin. Kur duhet të dalë?”
- Belinda Balluku: “Mendoj ta anullojmë, skualifikoji të gjithë.”
Ky fragment tregon një diskutim të drejtpërdrejtë mbi menaxhimin e tenderave dhe ndërhyrjen e mundshme në vendimet e ARRSH-së, një pjesë e çështjes që po hetohet nga SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



